Kosova
Polici që vrau të riun: “Jam penduar”
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për efektivin që vrau 25-vjeçarin, Klodian Rashën. Ditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e policisë. Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për efektivin e “Shqiponjave”, shtetasin N. H.
Dy ditë më parë në orë policore në mesnatë polici i Shqiponjave, N.H qëlloi për vdekje dy herë të riun Klodian Rasha.
Pas kësaj ngjarje një valë protestash ka shpërthyer në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë.
Madje kjo ngjarje ka sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që është pranuar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme. Lleshaj u bë ministri i tretë i brendshëm i larguar nga qeveria Rama në 2 mandate.
I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të ishin të pranishëm edhe familjarët e Klodian Rashës, në mënyrë që t’ju kërkonte ndjesë publikisht.
“Kam vrarë një njeri, merrni ç’masë të doni. Dua të jetë edhe familja e tij këtu, t’ju kërkoj ndjesë publike”, raportojnë burime për Dosja.al nga gjykata e Tiranës.
Përgjatë gjithë seancës ku u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, polici nuk e ka ngritur kokën lart dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar me sytë poshtë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














