Integrimi
Pushime ambasadorësh
Një vend i preferuar pushimesh për ambasadorët shqiptarë në Zvicër për këtë vit është bregdeti shqiptar.
Gjatë pushimeve të verës ata mund të shohin atje njëri tjetrin në ndonjërin prej plazheve të Shqipërisë.
Katër ambasadorët shqiptarë të akredituar në Konfederatën e Zvicrës, kanë planifikuar pushimet vjetore gjatë muajit gusht.
Ata, për shkak të misionit diplomatik jashtë vendit, pushimet e tyre kanë vendosur t’i kalojnë edhe në vendlindje.
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj vitin e kaluar kishte sakrifikuar pushimet për të lobuar për shtetësinë e vendit të tij në kancelaritë e huaja në Bernë, në kohën kur ishte publikuar edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Diplomati nga Kosova bashkë me familjen e tij, pjesën e lirë të kohës jashtë misionit diplomatik, këtë verë, do ta kalojë në vendlindje në Gjilan.
Malaj ka bërë të ditur për lexuesit e Albinfo.ch se përveç në vendlindje, një kohë të pushimit do ta kalojë edhe në bregdetin shqiptar, por tha se ende nuk ka bërë plane në cilën pjesë të rivierës shqiptare….
Naim Malaj jeton prej vitesh në Zvicër, ndërsa prej vitit 2008 përfaqëson Kosovën në konfederatën zvicerane
Nga ana tjetër, ambasadori i Shqipërisë, Memet Elezi pas pesë viteve në krye të misionit diplomatik shqiptar në Zvicër, ka vendosur këtë vit t’i kalojë pushimet në vendlindje..
“Më kanë inspiruar të huajt duke folur mirë për bregdetin shqiptar, t’i kaloj pushimet bashkë me familje këtë vit në vendlindje“, ka thënë diplomati nga Shqipëria..
Duke mos e saktësuar se ne cilin pjesë të bregdetit shqiptar do t’i kalojë pushimet, ai ka thënë se parapëlqen plazhet me guralecë të imët duke apostrofuar plazhet e Vlorës e tutje.
62 vjeçari nga Tropoja, që nga viti 2006 është ambasador i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane (Bernë).
Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Organizatën e Kombeve e Bashkuara në Gjenevë, Aziz Polozhani, nuk do të lëvizë prej Struge dhe Ohri, prej nga edhe ka prejardhjen…
„Për shkak të mungesës që kemi për familjen unë për çdo vit i kaloj pushimet në vendlindje“, ka thënë diplomati nga Maqedonia.
Sipas tij, vendlindja është e bukur për secilin dhe pushimet i bëjnë bashkë njerëzit që nuk janë parë një kohë të gjatë, sidomos ne që jemi në misione diplomatike jashtë vendit“, ka theksuar Polozhani..
Aziz Polozhani vjen nga Struga ndërsa në krye të këtij misioni diplomatik është prej vitit 2009.
Gjatë gushtit edhe Ambasadori i Maqedonsisë në Bernë, Nazif Ramadani i planifikon pushimet në vendlindje.
Një pjesë të pushimeve edhe ambasadori nga Maqedonia do t’i kalojë në bregdetin shqiptar.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











