Lajme
Punonjësit në Zvicër, gjithnjë e më të stresuar në punë
Përqindja e njerëzve në Zvicër që ndihen të stresuar në punë është rritur me 5% gjatë dhjetë viteve, ka raportuar Zyra Federale e Statistikave (FSO).
Sipas Anketës Shëndetësore Zvicerane të FSO-së, të publikuar të enjten, numri i punonjësve të stresuar u rrit nga 18% në 23% midis 2012 dhe 2022, transmeton albinfo.ch.
Në vitin 2022, 25% e femrave të punësuara dhe 21% e meshkujve të punësuar deklaruan se zakonisht ose gjithmonë kanë përjetuar stres në punë.
Stresi i lidhur me punën ishte më i zakonshëm në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale, ku 29% e të anketuarve thanë se ishin të stresuar, shkruan swissinfo. Një e katërta e grave të anketuara punonin në këtë sektor.
Për më tepër, në vitin 2022, 47% e burrave dhe 43% e grave ishin të ekspozuar ndaj të paktën tre nga dhjetë rreziqet e mundshme fizike në punë, sipas sondazhit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










