Kosova
Punëtorët e Postës në grevë
Etrit Hoti është shprehur se, greva nuk do të ndërpritet deri në ekzekutimin e pagave për punëtorët
Punëtorët e Postës së Kosovës që nga sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të mos marrjes së pagave të tyre për muajin shtator.
Për këtë ata po paralajmërojnë edhe protesta në rrugë. Në grevë kanë hyrë të gjitha degët e Postës së Kosovës në shtatë regjione të vendit.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti është shprehur se, greva nuk do të ndërpritet deri në ekzekutimin e pagave për punëtorët. Sipas tij këta punëtorë kërkojnë edhe një garanci se më nuk do kenë vonesa të marrjes së pagave.
“Punëtorët e Postës së Kosovës, kolegët e mi deri sot më datën 10 nuk u janë realizuar apo ekzekutuar pagat e Postës së Kosovës. Organizimi i grevës bëhet me qëllimin final realizimin e pagave…një garancion që nuk do të përsëritet të njëjta seriale për çdo muaj për punëtorët e Postës së Kosovës që do të thotë realizimi i shërbimit të subvencionimit universal postar që do të thotë marrja e shërbimeve shtetërore publike”, tha Hoti, raporton “KosovaPress”.
Hoti po ashtu ka deklaruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ata do të vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e tyre përmes protestave, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka reflektuar lidhur me kërkesën e tyre për shërbimin universal postar, ndonëse një premtim i tillë e kishte marr kohë më parë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Njëra nga punëtoret e Postës, Albulena Paçarada, është e shqetësuar për mos marrjen e pagës së saj duke thënë se kjo po ndikon negativisht tek familjet e tyre.
Ajo shton se për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre nga Qeveria, po detyrohen që shërbimet e tyre ndaj konsumatorëve t’i ndërpresin.
Punëtorët e Postës së Kosovës kanë mbajtur grevë edhe gjatë muajit korrik të këtij viti për shkak të mos marrjes së pagës së tyre, dhe mos plotësimit të kërkesave të tyre.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











