Kuriozitete
Publikohet fotografia e një vrime të zezë
Astronomët e kanë bërë fotografinë e parë të një vrime të zezë, e cila ndodhet në një galaktikë shumë të largët.
Kjo vrimë ka gjerësi prej 40 miliardë kilometrash dhe nga shkencëtarët është përshkruar si “bishë”. Përndryshe, ajo është tre milionë herë më e madhe se planeti ynë.
Vrima e zezë që është fotografuar nga shkencëtarët ndodhet 500 milionë trilionë kilometra larg Tokës dhe është fotografuar nga një rrjet prej tetë teleskopësh të vendosur në kontinente të ndryshme.
Profesori Heino Falcke, i cili ligjëron në Universitetin e Radboudit në Holandë dhe që i pari e kishte propozuar këtë eksperiment, tha se kjo vrimë e zezë është fotografuar në galaktikën e quajtur “M87”.
“Kjo që po e shohim është më e madhe se i tërë Sistemi Diellor. Kjo vrimë e ka masën 6.5 milionë herë më të madhe se Dielli dhe është një nga vrimat e zeza më të rënda që ekziston. Ajo është një bishë e vërtetë, kampione për peshë në mesin e të gjitha vrimave në gjithësi”, ka shkruar ai në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Në fotografinë e publikuar shihet një si unazë e zjarrtë, siç e quan profesori Falcke. Kjo unazë e rrethon në mënyrë të përkryer një vrimë të zezë me formë rrethore. Drita që ndohet pranë kësaj vrime është më e fuqishme se tërë drita e miliarda yjeve së bashku. Për këtë arsye, ajo mund të shihet nga një largësi kaq e madhe.
Skaji i rrethit të errët është vendi ku gazi hyn në vrimën e zezë. Kjo vrimë ka një forcë aq të madhe gravitacionale, saqë as drita nuk mund të largohet nga ajo.
Çfarë janë vrimat e zeza?
Vrimat e zeza janë rajone në hapësirë, nga graviteti i fuqishëm i të cilave nuk mund të largohet asgjë, madje as drita. Pavarësisht emrit, ato nuk janë hapësira boshe, por përbëhen nga sasi të mëdha të materies, e cila është shumë e dendur. Ekziston një hapësirë përtej vrimës së zezë, ku është e pamundur që objektet t’i shpëtojnë efekteve gravitacionale të saj, shkruan “BBC”, transmeton gazeta Express.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











