Maqedonia
Publikohet audio biseda mes aeroplanit dhe kullës së kontrollit
Mediet bullgare kanë publikuar një audio incizim nga biseda që është zhvilluar mes kontrollorëve të Maqedonisë së Veriut dhe pilotit, i cili pilotonte me aeroplanin “Cesna”, që u rrëzua mbrëmë në Solunska Glava.
Sipas incizimit, babai i familjes, Georgi Boshnakov, ka krijuar kontakt me kontrollorët, sepse ka përjetuar turbulenca derisa e drejtonte aeroplanin.
Në një moment kontrollorët e kanë pyetur Boshnakovin se a vazhdojnë tutje turbulencat, mirëpo i njëjti i mohon, mirëpo ai ka thënë se sheh një re të madhe që përmes saj mund të shohë tokën.
Po mundohemi të evitojmë një re të madhe – thotë Boshnakov.
Komunikimi fillimisht zhvillohet në gjuhën angleze, ndërsa më vonë e njëjta bisedë zhvillohet në gjuhë maqedonase. Njëri nga kontrollorët drejton pilotin për në perëndim, me çka humbet komunikimi mes tyre.
Pastaj vijon biseda ndërmjet kontrollorëve të fluturimit:
“Mund të kalohet mbi Solunska Glava, nuk ka re, është sigurt dhe pastër me bazë mbi 300 metra mbi majen”.
“Mirëpo piloti lajmëron se ka turbulenca dhe zhduket nga radari”, flasin kontrollorët.
Më pastaj dëgjohet nga kontrolli i fluturimeve nga Shkupi si e thërrasin Boshnakovin, mirëpo i njëjti nuk përgjigjet.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











