Integrimi

Pse të investohet në Maqedoni?

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Arlind Zeqiri, promotor i Agjencisë për Investime të huaja dhe promovimit të eksportit të Maqedonisë në Zvicër është përballur të martën me studentët shqiptarë të Universitetit të Cyrihut.

Zeqiri ka folur për strategjinë e „Invest Macedonia“ dhe për biznes ofertën që ofron vendi i tij për investime të huaja.

Promotori shqiptar për investime në Maqedoni, Arlind Zeqiri, ka folur para studentëve të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Cyrihut për periudhën që nga 2006 e këtej, duke bërë një analizë të kësaj periudhe, nëse ishte i suksesshëm apo jo në aspektin ekonomik.

Objektivi final ka qenë, thotë ai, të sjellin kompani të huaja në vend duke bërë reforma të ndryshme në arsim, ndryshimin e legjislacionit për taksat, koston e të bërit biznes dhe investime kapitale në infrastrukturë.

„Maqedonia ka të nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë me vendet e EFTA-s, CEFTA-s si dhe Turqinë e Ukrainën në veçanti, me çka hapet akces në një treg prej 650 milionë banorëve, deklaron Zeqiri.

Pas këtyre ndryshimeve që janë bërë, sipas Zeqirit, objektivin final ka qenë për të promovuar Maqedoninë nëpër botë, si destinacion me kosto më të ultëa në Evropë për prodhimtari.

Maqedonia po investon edhe në kuadro.

„5-6 për qind të GDB të Maqedonisë investohet për arsim dhe në hapjen e universiteteve të ndryshme”.
Ai ka përmendur hapjen e fakultetit të IT-së në Ohër, që për çdo vit dalin 200 deri 300 inxhinierë të IT-së në gjuhën angleze.
Kemi mbi 20 kompani të njohura botërore që bëjnë „Outsourcing“ në Maqedoni, duke filluar prej call center deri te ato me 500 punëtorë, dy prej tyre me seli në Zvicër“, tregon Zeqiri.

Për t’i argumentuar rezultatet pozitive në sektorin e investimeve, ai është bazuar në referencat relevante ndërkombëtare, të cilat i atribuohen Maqedonisë.

„Maqedonia është ekonomia me radhitjen më të lartë në rajon, ndërsa e 12-ta në nivelin global prej 189 ekonomive në botë, tregon raporti  i fundit “Doing biznis” i Bankës Botërore“, tha Arlind Zeqiri dhe e 2-ta si reformatore në botë në regjistrimin e firmave.

Rroga mestare bruto në Maqedoni është 498 euro, por, sipas tij, këtu është një keqkuptim, ngase kjo vlen vetëm për në Shkup, ndërsa në prodhimtari rrogat janë më të ulëta, rreth 375 bruto.

Reformat kryesore që i ka bërë Maqedonia kanë qenë në pjesën e rregullimit të sistemit tatimor.

„Për të gjitha firmat që vijnë nga jashtë në Maqedoni për të prodhuar taksat janë zero dhe shumica e taksave në zonat teknologjike industriale zhvillimore ekonomike i kanë të gjitha taksat zero për dhjetë vjetët e parë, ndërsa më pas paguajnë vetëm 10 për qind taksën në fitim, sqaron promotori shqiptar në Zvicër.

Sektori më atratktiv për të investuar është ai i autove, sidomos në prodhimin e pjesëve të automjeteve. Pastaj në IT, tekstil, agrobiznes dhe energjetikë.

Ofertat për investime nga Maqedonia nuk do të ishin joshëse për kompanitë e huaja nëse nuk do të ishin zonat teknologjike industriale zhvillimore.

„Vendi nga këto kompani fiton më së shumti nga teknologjia e lartë, të cilën e bien në Maqedoni knoë hoë, hapja të reja të vendeve të punës si dhe rritja e eksportit”, thotë Zeqiri.

Zeqiri ka treguar para studentëve për grantet që ofron shteti si beneficione për firmat që hapin firma me shumë vende pune në zonat e lira ekonomike.

Më pas ai ka folur për ekperiencën e tij që kishte përfituar me pjesëmarrjen nëpër forume ekonomike nëpër Zvicër.

„Për 1 ditë kompanitë e huaja nëpërmjet agjencisë për investime regjistrojnë biznesit e tyre në Maqedoni si dhe kanë trajtim të posaçëm gjatë vizitës së tyre në Maqedoni”.

Studentët janë interesuar se cilat janë barrierat që hasin investitorët e huaj në Maqedoni, për krizën politike, legjislacionin etj.

Në këtë ligjëratë ishte i pranishëm edhe një afarist shqiptar nga Zvicra që kishte investuar në Maqedoni.

Ai kishte hapur një call center në Tetovë dhe një në Shkup. Kishte punësuar dhjetëra punëtorë.

„Fillimi ishte i vështirë, por janë tejkaluar me kohë. Në fillim kishin problem me punëtorët“, tha ky afarist me origjinë nga Tetova.

Sido që të jetë, Maqedonia ka të angazhuar vetëm 4 shqiptarë si promotorë ekonomikë në vendet e huaja, ndërsa investitorët e huaj në nëntë muajt e parë të vitit kanë investuar 116 milionë euro në Maqedoni. Bëhet fjalë për 24.7% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Banka Nacionale e Maqedonisë.