Shkurt.ch
Pse forcohet frangu?
Pavarësisht normës së ulët rekorde të interesit dhe ndërhyrjes në tregut monetar, frangu zviceran mbetet i mbivlerësuar, sipas mendimit të Bankës Nacionale të Zvicrës SNB, shkruan albinfo.ch.
Shkalla e tanishme e frangut kundrejt euros ishte 1.0839 franga, ndërsa kursi i këmbimit me dollarin amerikan ka mbetur në 0.9628 franga.
Tashmë monedha zvicerane është forcuar sidomos në muajt e fundit, pas vendimit për të dalë Britania e Madhe nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë, statusi i frangut, si një strehë e sigurt në kohë të pasigurisë, nuk është arsyeja e vetme për forcimin e valutës zvicerane.
Analistët zviceranë, sipas Bloomberg, thonë se shkaktarët kryesorë për forcimin e frangut janë vetë zviceranët.
“Në vija të përgjithshme, rreth gjysma e hyrjeve të kapitalit ka ardhur nga shtetasit zviceranë, që do të thotë se ata kontribuojnë në masë të madhe në forcimin e frangut,” thonë analistët ekonomikë në Credit Suisse, përcjellalbinfo.ch.
Statistikat thonë se familjet e tyre, duke mbajtur një rekord të letrave me vlerë në franga, janë konvertuar në 70.4 për qind. Nga ana tjetër, pjesa e fondeve të pensioneve zvicerane në portofolin e aseteve përbëhet në monedhën vendëse.
Këtu janë dy arsyet makroekonomike që forcojnë frangun zviceran.
Norma e interesit për depozitat e SNB-së është -0,75 për qind, shumë më e ulët se norma e njëjtë në Bankën Qendrore Evropiane.
Në anën tjetër, Fondi Zviceran regjistroi një suficit prej gati 11 për qind në krahasim me mesataren e vendeve që përdorin euron me vetëm 3.2 për qind.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









