Lajme
Pse është vonuar debati për reformën e shtetësisë në Gjermani?
Reformat e planifikuara në ligjet e shtetësisë gjermane u hoqën nga axhenda e Bundestagut të kësaj jave pas reagimit të ashpër kundër protestave propalestineze.
Leximi i parë i ligjit historik të qeverisë së koalicionit do të votohej nga Bundestagu më 9 nëntor, por është hequr nga rendi i ditës dhe është ende e paqartë se kur do të rikthehet, thanë burime parlamentare të njohura me legjislacionin sot, raporton thelocal.de.
Projektligji do ta bëjë shumë më të lehtë për t’u bërë shtetas gjerman, duke reduktuar kohën e nevojshme për të jetuar në Gjermani nga tetë vjet në pesë, ose tre në rastet e arritjeve të veçanta të integrimit dhe aftësive gjuhësore.
Por, pasi dhjetëra-mijëra në qytetet gjermane kanë protestuar kundër bombardimeve të Izraelit ndaj Palestinës, reagimi nga disa në politikë ka qenë që të akuzojnë protestuesit për antisemitizëm dhe të pyesin nëse lehtësimi i shtetësisë është rruga e duhur.
Duket e mundshme që ka mosmarrëveshje brenda koalicionit qeverisës në lidhje me ligjin – por se bisedat po zhvillohen në nivel lidershipi, me burime parlamentare që thonë për The Local se “nuk ka pasur asnjë komunikim”.
Kjo mund të ndodhë në samitin e së hënës në Berlin për të diskutuar çështjet e migracionit në mbarë Gjermaninë.
Nënkryetari i Demokratëve të Lirë të qendrës së djathtë (FDP) i tha gazetës Bild “në javët e fundit ne kemi folur shumë për islamizmin e importuar dhe antisemitizmin dhe e përkufizuam këtë si një problem masiv për shoqërinë gjermane”, përcjell albinfo.ch.
Ai paralajmëroi se me natyralizimin automatik në lindje në Gjermani, ky problem nuk do të reduktohet, por ndoshta nuk do të mund të tejkalohet më.
Demokratët e Lirë (FDP) kanë mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj reformës së shtetësisë, ndërsa në të kaluarën të Gjelbrit kanë qenë më shumë pro.
Projektligji i miratuar nga kabineti për modernizimin e ligjit të shtetësisë parashikon, ndër të tjera, që të gjithë fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër të huaj duhet të marrin një pasaportë gjermane nëse të paktën njëri prind ka jetuar ligjërisht në Gjermani për më shumë se pesë vjet. Aktualisht, afati është tetë vjet.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













