Integrimi
Protestojnë kundër dëbimit të familjes shqiptare
Nëse familja kthehet në fshatin e tyre, është e kërcënuar për shkak të një hakmarrjeje, që tashmë ka marrë jetën e një pjesëtari të familjes
Mësues, aktivistë dhe fqinjë kanë dalë të protestojnë nga ora 12:00 deri në 5:30 të darkës në prefekturën Besanço të Francës për të kundërshtuar dëbimin e një familjeje nga Kosova që kishte arritur në vitin 2013 në këtë vend. Polica në mëngjes iu kishte thënë se duhet të largohen, shkruan albinfo.ch.
Familja nga Kosova kishte bërë maksimumin për të marrë azilin dhe tani kjo familje rrezikon shumë, sidomos për katër fëmijët të moshës ndërmjet 6 dhe 15 vjet. Nëse familja kthehet në fshatin e tyre, është e kërcënuar për shkak të një hakmarrjeje, që tashmë ka marrë jetën e një pjesëtari të familjes.
Në korrik ata kishin qenë pjesë e familjeve të sponsorizuara për të shmangur dëbimin në mes të verës. Një grup i qytetarëve dhe zyrtarëve kishin krijuar një rrjet të gatishmërisë dhe solidaritetit në rast të kërcënimeve për dëbime.
Por, policia në orën 7 në mëngjes erdhi dhe iu tha se familja duhet të largohet dhe të zhvendoset në Saint-Jacques. Nëna u sëmurë dhe u dërgua në spitalin emergjent Jean Minjoz.
Anëtarët e tjerë të familjes u dërguan në stacionin e policisë. Këtë verë, një familje tjetër me origjinë nga Ballkani u deportua në Kosovë.
Pasdite, nëna ishte ende në spital, kurse pjesa tjetër e familjes në qendrën e paraburgimit në Rouen, para se të kthehen në Kosovë
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









