Opinione
Protestë koti?*
Rreth protestës së diasporës për biletat.
Një grup njerëzish, shtunen diku në Cyrih të Zvicrës kanë protestuar për uljen e çmimit të biletave të aeroplanit gjatë sezonit veror!
Për mua një protestë koti, e cila është organizuar nga disa persona koti.
Pse është protestë koti?
Sepse këta zotërinjtë nuk kanë kuptuar akoma se transporti ajror është një ndër transportet më të shtrenjta për shkak të çmimeve aeroportuale.
Duke pasur parasysh që fluturimet për në Kosovë janë fluturime Charter kjo ndikon gjithashtu që çmimi të jetë pak më i lartë.
Çmimet gjithashtu rregullohen edhe në bazë të standardeve të vendeve ku jetojnë diaspora. Pra nuk mund të jet çmimi i njëjtë në Gjermani edhe Zvicër.
Pra, në mesin e sezonit, ku kërkesa për bileta është e lartë, nëse bileta shkon deri në 500-600 franga kemi të bëjmë me një çmim korrekt duke llogaritur shpenzimet e agjensioneve turistike.
Për njohësit e aviacionit është e thjeshtë të kalkulohet një fluturim.
Një aeroplan që frekuenton shumë aeroportin e Prishtinës është Airbus 320. Çmimet për aterim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është 5,27 euro për Ton, ndërsa një aeroplan i cekur më lartë peshon 66 ton pa pasagjerë dhe pa kerozinë.
Pra, vetëm në Aeroportin e Prishtinës, një kompanie ajrore me një Airbus 320 një fluturim i kushton përafërsisht 6700 Euro !
Llogaritur këtu aeroportin e destinacionit që sigurisht që çmimet janë edhe më të shtrenjta.
Pra çmimi për një biletë fluturim shkuarje-ardhje i kushton mbi 20,000 Euro. Pa llogaritur këtu stafin, ushqimin në aeroplan dhe kerozinën.
Ndoshta më e logjikshme do të ishte të protestohej që të futen në burg mashtruesit e biletave! Sepse ata janë dëmtuesit e vërtetë të diasporës e jo kompanitë që nuk i mashtrojnë pasagjerët dhe nuk ju anulojë fluturimet e tyre drejt Kosovës.
Përndryshe dy nga thirrjet kryesore në këtë protestë ishin thirrje të pa menduara ashtu siç duhej menduar !
Thirrjet që të ndalet monopoli i biletave nuk qëndron aspak.
Ky nuk është monopol i tregut sepse ka mbi 10 kompani dhe tour operator në Kosovë të cilat ofrojnë shërbime të transportit ajror.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, monopol quajm marrjen e tregut nga një kompani ose agjension i vetëm. Pra një gjë e tillë nuk egziston fare në Kosovë.
Ndërsa thirrja e dytë që të ulen çmimet nëse që të ulen aksidentet është një kërcënim në llogari të vetës së atyre që mbanin ato thirrje !
Nëse mendoni që duhet me ju ul çmimet për mos me u mbyt rrugëve, atëherë vazhdoni, mbytuni veq aman mos i mbytni ata të cilët janë pafajshëm.
Arlind IMERI
* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të...
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
A mund të udhëtoni jashtë vendit ose të takoni miq kur jeni në pushim mjekësor në Austri? Nëse jeni me pushim mjekësor me pagesë në Austri, çfarë mund të bëni në të vërtetë?...
-
Si mund të shihni një kometë ‘një herë në jetë’ në qiellin mbi Austri këtë fundjavë
-
Austria, vendi më miqësor në Evropë, thonë turistët
-
Aeroportet në Austri renditen ndër më të mirat për uljet me avion privat
-
Obeziteti i kushton Austrisë 2.4 miliardë euro në vit