Kosova

Protesta nga ballkoni me tenxhere e me lugë

Qytetarët e Kosovës kanë protestuar edhe sot nga ballkonet e tyre.

Protesta e sotme nisi në orën 18:00, ku qytetarët kanë bërë zhurmë me mjete të ndryshme metalike.

Organizator i kësaj proteste ishte Blend Zymi, i cili ka bërë të ditur se ajo u zhvillua si kundërshtim ndaj mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Sot do të ketë edhe një protestë tjetër, në orën 20:00, të organizuar nga Replikë – kundër politikës në përgjithësi.

https://www.facebook.com/blend.zymi.5/videos/1278543908998121/?t=1

https://www.facebook.com/blend.zymi.5/videos/1278544308998081/?t=0