Kosova
Shqipëri: Protestë e thirrur nga Berisha kundër Vuçiqit, reagon Ambasada amerikane
Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi ka këshilluar shtetasit e vet që të tregohen të kujdesshëm lidhur me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e së hënës para kryeministrisë.
Ambasada bën thirrje që të shmangen grumbullimet, pasi mund të ndodhë që protesta të ketë situata të paparashikueshme dhune.
“Ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit. Shmangni grumbullimet në zonën ku mbahet protesta dhe tregoni kujdes nga njerëzit që keni përreth”, shkruhet në mesazhin e Ambasadës amerikane.
Protestuesit e thirrur nga ish-kryeministri Berisha janë mbledhur fillimisht para selisë së PD-së, përveç parullave kundër Vuçiqit, kanë lëshuar etiketime dhe për kreun e PD-së, duke thirrur “Basha ik”.
Më tej kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku pritet ketë edhe fjalime.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












