Lajme
Protesta e opozitës kaloi në dhunë
Një grup i vogël protestuesish gjuajtën me gurë dhe koktej molotivi objektin e Qeverisë së Kosovës, e cila edhe mori flakë në pjesën e jashtme. Më pas policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës
E paralajmëruar si paqësore, protesta e thirrur nga opozita kosovare kaloi në dhunë, pasi që një grup i vogël protestuesish gjuajtën me gurë dhe koktej molotivi objektin e Qeverisë së Kosovës, e cila edhe mori flakë në pjesën e jashtme. Më pas policia e cila qëndroi një kohë të gjatë indiferente, iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, dhe protesta doli jashtë kontrolli.
Thirrjes së opozitës për protestë, iu përgjigjën mijëra qytetarë, të cilët nga të gjitha rajonet e Kosovës u bashkuan në Prishtinë, nën thirrjen për rrëzimin e Qeverisë. Protestuesit me pankarta në duart kundërshtuan dy marrëveshjet e fundit që liderët e koalicionit qeverisës, kanë nënshkruar me Serbinë dhe Malin e Zi.
Protesta eskaloi në dhunë pas fjalimeve që mbajtën tre liderët opozitarë, Ramush Haradinaj i AAK-së, Fatmir Limaj i NISMA-s dhe Visar Ymeri i Vetëvendosjes.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij para protestuesve ka kërkuar largimin e kryeministrit Isa Mustafa dhe Hashim Thaçit. Ai ka thënë se ka ardhur momenti që këta të largohen nga qeveria në mënyrë që Kosova të bëhet shtet. Haradinaj ka thënë se këta e kanë bërë Kosovën që të jetë vendi më i korruptuar në vend duke shtuar se këta duhet të shkojnë në shpi.
Në fjalimin e tij para mijëra protestuesve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se masiviteti i qytetarëve në protestën e opozitës, tregon se pushteti nuk mbahet me dhunë, polici e shtypje. Ymeri theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë demokraci kur në krye të shtetit qëndrojnë shkelësit e Kushtetutës.
“Fillimisht donte ta zhbënte kryeqytetin, e tash dëshironte a zhbëj Republikën. Nuk ka pasur kurrë forcë që e ka gjunjëzuar një popull të tërë…është koha e zhvillimit, e mirëqenies, e barazisë. Kjo kohë fillon sot me ju, pa Zajednicë, pa Isën e Hashimin”, tha Ymeri.
Ndërsa lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë para protestuesve se Kosova është bashkuar në Prishtinë për t’u thënë shkelësve të Kushtetutës që nuk mund të qeverisni më me shtetin e Kosovës. Limaj ka deklaruar se nuk ka shtet në Evropë që pranon qeverisjen nga një Qeveri që ka shkelur Kushtetutën, të cilët për muaj të tërë kanë tentuar ta përlajnë qytetarët e Kosovës.
“Qeveria nëse nuk e kanë kuptuar deri mbrëmë se çka kanë bërë, sot në sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skenderbe ka ra Qeveria e Kosovës, ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të zgjidhet kriza politike”, ka thënë Limaj.
Përkundër përpjekjes së deputetit të Vetëvendosjes dhe ish gjeneralit të UÇK-së, Rexhep Selimi që ta qetësoj situatën, protestuesit e dhunshëm gjuajtën me gurë e koktej molotovi drejt objektit të Qeverisë. Po ashtu një grup i vogël protestuesish gjuajtën me mjete piroteknike.
Ndryshe, pas kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga, Gjykata Kushtetuese ka nxjerr një interpretim, se Marrëveshja për Asociacionin e Komunave serbe e nënshkruar në Bruksel më 25 gusht nga kryeministri Isa Mustafa dhe homologu serbe, Aleksander Vuçiq, përbën shkelje të kushtetutës në shumi pika.
Ky interpretim ka nxitur edhe më shumë partitë opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe partinë NISMA, që të bashkohen në protesta kundër Qeverisë. Tani opozita përveç kundërshtimit të marrëveshjeve, kërkon edhe rrëzimin e qeverisë e cila sipas opozitës, nuk ka më legjitimitet të udhëheq shtetin.
Protesta aktualisht ka dal jashtë kontrollit, edhe pse një shumica e protestuesve është shpërndarë. Policia tanimë është barrikaduar dhe me autoblinda nëpër shumë lagje të Prishtinës. Aktualisht raportohet për disa policë e protestus të lënduar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











