Maqedonia
Propozimi francez për Maqedoninë e Veriut, mes pranimit dhe kundërshtimeve
Brenda vendit ka pikëpamje të ndryshme, derisa opozita maqedonase po e kundërehto plankn edhe me protesta të dhushme
Propozimi francez për zhbllokimin e integrimit evropian është paraqitur dje në takimin e grupeve punuese të partive politike maqedonase, ku duhej të shkëmbeheshin idetë se si duhet të veprojë Parlamenti dhe qeveria për të në fazën e ardhshme.
Siç deklaroi pas takimit, zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç, edhe pse u prezantuan qëndrime të ndryshme për shumë çështje, u demonstrua një frymë konstruktive.
“Ishte takim i mirë me këto qëndrime dhe mendoj se në ditët në vijim duhet të vazhdojmë të bisedojmë, qoftë në mbrëmje, nesër apo në ditët në vijim se ka dëshirë të diskutohet për këtë temë”, deklaroi Mariçiç.
Sipas tij, qëllimi është që me propozimin evropian të mos kemi bllokada të mëtejshme të pafundme.
“Nëse i zhvillojmë mirë negociatat, mund të përfundojmë si anëtare e BE-së në vitet e ardhshme, deri në fund të kësaj dekade”, theksoi Mariçiç.
Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski, pas takimit tha se të gjitha grupet parlamentare i kanë dërguar propozim-konkluzionet e tyre, të cilat duhet të miratohen në lidhje me informacionin që qeveria duhet t’i dërgojë kuvendit.
“Në seancë në kuvend duhet të votohen konkluzionet dhe ato janë në kontekstin e përcaktimit tonë strategjik dhe që çështjet dypalëshe të përjashtohen nga korniza e negociatave dhe ta obligojmë qeverinë që të marrë parasysh përcaktimin e veçantisë së veçorive historike, kulturore, gjuhësore dhe arsimore të popullit maqedonas’’, shtoi ai.
‘’Pres me padurim ato përfundime të propozuara që do të diskutojmë këto ditë. Ky është një proces serioz për shtetin, po zgjidhet, vendosim të gjithë së bashku në cilin drejtim do të lëvizë shteti, vendosim për të ardhmen e shtetit’’, theksoi Mitrevski.
Por, nga ana tjetër, pas takimit, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, prezantoi një sërë vërejtjesh të kësaj partie ndaj qëndrimit të përgjithshëm të BE-së për kornizën e negociatave dhe qëndrimit të përbashkët të BE-së për negociatat për anëtarësim.
Një pjesë e komenteve janë edhe kërkesa për fshirjen e pikave nga dokumentet, si ajo për deklaratat përkatëse të njëanshme të Bullgarisë dhe vendit për gjuhën maqedonase, përjashtimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe rishikimet vjetore për zbatimin efektiv të saj nga Kuadri negociator dhe refuzimi i kushtëzimit të hapjes së negociatave nga grupimet me ndryshim të Kushtetutës, por që ato të fillojnë menjëherë.
Deputeti Arbër Ademi nga BDI-ja pas takimit deklaroi se thelbi është që gjuha maqedonase të bëhet pjesë e gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian dhe kjo është kristal e qartë në kornizën e negociatave.
“E kemi kornizën e negociatave, do të kemi fillimin e negociatave. Parashikohet që menjëherë të fillojmë procesin e shqyrtimit, parashikohet qartë që çdo shtet tjetër anëtar i BE-së do ta kalojë këtë proces shqyrtimi, u deshën tetë, 12, 20 muaj, por pres që nëse arrijmë të bëjmë ndryshime kushtetuese”, shtoi Ademi.
Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët ka sqaruar se në takim është diskutuar për propozim të përbashkët të mundshëm për një konkluzion nga parlamenti dhe janë pajtuar që të vazhdojnë bisedimet.
“Do të shohim se si do të shkojnë gjërat, jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë, nuk duhet ta humbasim këtë shans sepse kemi vite që presim që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Kjo është shpresë dhe duhet ta materializojmë si vend në kuptimin e pushimit të negociatave”, tha Aziri./mia
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









