E-Diaspora
Promovohet në Austri romani në gjuhën gjermane i autorit Besim Xhelili
Në ambientet e galerisë së artit “Der Kunstraum” në Vienë shkrimtari nga Tetova Besim Xhelili ka përuruar romanin në gjuhën gjermane “1803”.
Në promovimin e librit të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës në Austri, shkruan albinfo.ch
Vetë përkthyesi i këtij romani Kurt Gostentschnnig tha se e ka gjetur veten në personazhe të romanit.
“Gjatë përkthimit kam gjetur shpeshherë veten në personazhe të ndryshme në brendi të romanit, ngase edhe unë jam një njeri dhe kam qenë disa herë i dashuruar” ka thënë Gostentschnnig.
Po ashtu rreth autorit dhe romanit “1803” foli edhe kryetari Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, Anton Marku.
“Libri është paksa mistik dhe flet për një dashuri në distancë. Libri komunikon mirë me lexuesin, është një tematikë moderne, sadoqoftë e trilluar dhe fitohet përshtypja se atë nuk e ka shkruar dora e autorit, por vetë shpirti i tij”, tha z. Marku.
Shkrimtari Besim Xhelili përveç këtij romani është edhe autor i shtatë vëllimeve me poezi, si është prezantuar në disa antologji në shqip dhe në gjermanisht. Për vitin 2019 ka në proces dy vëllime me poezi në gjuhën shqipe, një në atë gjermane si dhe shpreson të mbarojë trilogjinë “1803”.











Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra














