Kosova
Prokuroria: Të dyshuarit për vrasjen në lokalin në Prishtinë, me të kaluar kriminale
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetimet për rastin e vrasjes në një lokal në qendër të Prishtinës, ku mbetën edhe dhjetëra të lënduar.
Tutje, prokuroria ka treguar edhe kronologjinë e ngjarjes.
“Më datën 04.08.2023 në orët e mbrëmjes, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë është njoftuar nga ana e Policisë së Kosovës, që në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë respektivisht në lokalin ‘Bon Vivant’, ka të shtëna me armë zjarri. Me të marrë informacionin, prokurori i shtetit bashkë me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ka konstatuar se si pasojë e të shtënave ka persona të plagosur”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Nga mosmarrëveshja mes disa personave prokuroria konstatoi se ka të lënduar edhe nga arma e zjarrit.
“Është konstatuar se nga arma e zjarrit kanë rezultuar të plagosur 7 persona, ku njëri nga ta si pasojë nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Ndërsa 13 persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo nga gjësendet tjera. Të gjithë kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.
Nga prokuroria bëjnë me dije se janë duke kryer hetimet e nevojshme për identifikimin e personave të përfshirë në sherrin masiv, përcjell albinfo.ch.
“Prokurori i rastit dhe Policia e Kosovës janë duke punuar për identifikimin e personave të implikuar në këtë rast me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes, po ashtu është marr aktvendim mbi ndalim ndaj disa personave”, bëhet e ditur nga Prokuroria Themelore.
Është njoftuar për veprat penale me të cilat ngarkohen të ndaluarit dhe bën me dije që të dyshuarit kanë të kaluar kriminale.
“Prokurori, rastin në fjalë e ka cilësuar ‘Vrasje të rëndë’ neni 173, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ neni 366 dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’ neni 187 i Kodit Penal të Kosovës. Ajo që është më rëndësi të ceket se një person gjendet në arrati, ndërsa është konstatuar se gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











