Kosova
Prokuroria do të hetojë rastin e 13-vjeçares që u bë nënë
Lindja e një foshnje nga nëna e mitur 13-vjeçare, po konsiderohet se përbën bazë të mjaftueshme për të hapur rast në prokurori. Madje, edhe Prokuroria e Shtetit pritet së shpejti të nisë hetimet lidhur me rastin.
E mitura që solli në jetë foshnjën, është shtetase e Shqipërisë ndërsa jeton në Gjakovë. Ajo në Kliniken e Gjinekologjisë ka deklaruar se është e martuar, madje ka thënë se edhe babai i foshnjës është i mitur, shkruan Kosovapress, përcjell Albinfo.ch.
Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Mirvete Paçarada, ka bërë të ditur për KosovaPress se nëna gëzon shëndet të plotë dhe se fëmijën e ka sjellë në jetë në javën e 33 të shtatzënisë.
Ndërkaq, drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka thënë se lindja ka ndodhur ditën e hënë, në ora 10:15 minuta.
Aktualisht për shkak që foshnja ka lindur para kohe, ajo gjendet në inkubator, por që është me shenja vitale stabile.
Avokati Florian Dushi thotë se Prokuroria e Shtetit duhet të fillojë hetimet për rastin, pasi sipas tij vetë publikimi i lajmit se një e mitur është bërë nënë, përbën bazë të mjaftueshme për hetime, shkruan Kosovapress, përcjell Albinfo.ch.
Sipas informacioneve nga Klinika Gjinekologjike, edhe babai i foshnjës është i mitur, e për këtë Dushi tregon se a ka dispozita ligjore që e dënon nëse konstatohet se babai është i moshës madhore.
Nga Prokuroria e Shtetit, Prokurori Ibrahim Berisha, ka bërë të ditur për KosovaPress se gjithsesi do të ketë hetim.
“Ne jemi ende në diskutim e sipër. Është rast pak më specifik, sepse kur janë të miturit në pyetje, ne jemi të kujdesshëm. Ne duhet të fillojmë hetimin gjithqysh. Pasoja është shkaktuar te ne këtu, të shohim a po fillojmë ne apo Gjakova. Por, sipas të gjitha gjasave, edhe ne mund të fillojmë. Por, gjithsesi fillojmë për arsye se nën moshën 16-vjeçare kushdo që kryen ndonjë akt seksual, e këtu në pyetje është që ajo ka lindur, aty pa dyshim ne do të hapim rast”, tha ai.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












