Integrimi
Prokuroria: Burg të përjetshëm shqiptarit për tentimvrasje
Ajo e ka akuzuar të riun për tentimvrasje të një shqiptari tjetër dhe për vetëgjyqësi, duke iu referuar rrethanës se gjuajtja me armë ka ndodhur në rrugë dhe gjatë ditës
Prokurorja e shtetit, në rastin e tentimit për vrasje që ka ndodhur para një klubi shqiptar në Krefeld të Gjermanisë, ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për personin që ka qëlluar me armë. Bëhet fjalë për një shqiptar 23 vjeç, i cili ka shtënë me armë në drejtim të një shqiptari tjetër. Fati ka dashur që viktima, pronari 28 vjeç i klubit, të mbijetonte, përkundër plagëve të marra.
Kërkimin e dënimit maksimal edhe pse është fjala për vrasje të mbetur në tentativë dhe jo vrasje, prokurorja e arsyeton me rrezikun që ka paraqitur kjo gjuajtje me armë. Ajo e ka akuzuar të riun për tentimvrasje dhe “vetëgjyqësi në rrugët tona”, duke iu referuar rrethanës se gjuajtja me armë ka ndodhur në mes të rrugës dhe gjatë ditës.
I akuzuari e ka pranuar se ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës por ka theksuar se nuk e ka pasur për qëllim vrasjen e tij.
Ndërkaq avokati i tij mbrojtës ka kërkuar para trupit gjykues të Gjykatës së Landit në Krefeld që klienti i ij të dënohet me tre vjet burg për shkaktim të lëndimit të rrezikshëm trupor.
Sipas tij në këtë rast është vepruar në bazë të të drejtës zakonore shqiptare “Sy për sy, dhëmb për dhëmb”.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










