Shkurt.ch
Prokurori kërkon 18 vjet burg për kosovarin që theri gruan e tij
Një kosovar 62-vjeçar ka vrarë në mars të vitit 2011 gruan e tij 59-vjeçe në Aarau. Prokurorët kërkojnë 18 vjet burg për kosovarin
Prokurori në prokurorinë kantonale të Argaut e akuzon 62-vjeçarin se ka goditur me thikë për vdekje gruan e tij në mars të 2011. I akuzuari kishte pohuar se kishte planifikuar disa herë për të vrarë gruan e tij.
Vdekjen e gruas së tij e kishte shkaktuar duke e therë disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Përveç kësaj, ai e kishte ngulfatur edhe me jastëk mbi kokë.”Kjo është dëshmia më mizore e krimit”, thotë Elisabeth Strebel, zëdhënëse për media në prokurorinë kantonale.
Gruaja vdiq në vendin e ngjarjes. Shkaktar i vdekjes ishte një dështim kardiovaskular i ndihmuar edhe nga ngufatja, tha Strebel.
Motivi, sipas prokurorit kishte të bënte me një mosmarrëveshjeve martesore . “Ai ka kërcënuar disa herë gruan e tij për shkak të urrejtjes së madhe që kishte ndaj saj”, thotë Strebel.
Sipas policisë, kosovari kishte lënë pas të gjitha gjurmët në apartamentin e tij.
“Unë e pashë se si ai largohet me makinën e tij”, ka thënë një dëshmitar menjëherë pas krimit për gazetën “Aargauer Zeitung”.
Autori i vrasjes si duket e dinte saktësisht se ku po shkonte. Ai u paraqit në policinë kantonale dhe dëshmoi se sapo kishte vrarë gruan e tij.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









