Shkurt.ch

Profesionet që shkaktojnë depresion

Një studim interesant i Institutit të Shëndetit Mendor në Amerikë ka treguar se rreth 6,7% të amerikanëve, apo më shumë se 20 milionë njerëz çdo vit ballafaqohen me depresionin. Ajo ndikon në gjenetikën, problemet familjare dhe punën.

Më 2014 studimi ka treguar se njerëzit që punojnë në transportin publik, të qytetit dhe të sektorit publik, janë më shpesh të ekspozuar nga depresioni. Studimi është i bazuar në sigurimin shëndetësor të 214.000 njerëzve nga Pensilvania Perëndimore, të cilët ishin të punësuar në 55 sektorë të ndryshëm.

Shumica janë më të ekspozuar nga depresioni që kanë punë publikun apo me klientët, niveli i lartë i stresit dhe mungesa e stërvitjeve fizike. Të punësuarit në industrinë e prodhimit, avokatët, agjentët dhe ato që kanë të bëjnë me objektet e banimit janë gjithashtu shumë të prirur për depresion.