Lajme
Prodhuesit kosovarë, në “Swissbau”
Swissbau do të jetë i hapur nga 14 - 18 janar 2020
Sot ne Basel, Zvicër, u hap panairi më i madh i industrisë së drurit dhe ndërtimtarisë, që organizohet çdo dy vjet.
Swissbau do të jetë i hapur nga 14 – 18 janar 2020, raporton albinfo.ch.
Këtë vit shtatë prodhues nga Kosova prezantojnë për tregun eveopian risitë dhe produktet e tyre të njohura për cilësinë e lartë dhe dizajnet moderne e funksionale.
Këta shtatë prodhues janë: Shehu, Greenhouse, Ciao Berto, Bellino, Dardania Model, Lesna dhe Palma.
Shtandet e tyre i gjeni në këto lokacione në pallatin e panaireve Messeplatz:
1. DARDANIA MODEL………..Halle 2.1/Stand A62
2.BERTO ………………………Halle 1.1/Stand B79
3. GREEN HOUSE ……………Halle 1.1/Stand B79
4. SHEHU……………………..Halle 1.1/Stand B79
5.BELLINO…………………….Halle 1.1/Stand B79
6.LESNA………………………Halle 1.1/Stand D129
7.PALMA…………….. ……….Halle 2.1/Stand A70
Arieta Vula Pozhegu, drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, që merret me organizimin e ekspozitës kosovare, tha: “Është vërtet krenari të shohësh nivelin e lartë të prezantimit të prodhuesve kosovarë në panair dhe se cilësia e produkteve të tyre është e nivelit botëror”.
Më tej, Vula-Pozhegu thotë se kjo është hera e tretë që prodhuesit kosovarë ekspozojnë në Swissbau. Numri i tyre rritet çdo vit. Më e rëndësishmja, prezantimi i tyre në këtë panair jep rezultate të menjëhershme falë kontakteve dhe kontratave që arrihen.





E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










