Kosova
Prishtinë: Qeveria injoron kongresin e mjekëve shqiptarë të Zvicrës
"Interesimi i mjekëve dhe studentëve të mjekësisë për të marrë pjesë në Swiss Medical School 2022 ka qenë i jashtëzakonshëm", thonë organizatorët

Me rreth 200 pjesëmarrës, sot në Prishtinë ka filluar punën kongresi i parë i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës. Mirëpo, ajo që bie në sy është mungesa e institucioneve vendore, ndonëse kanë qenë të njoftuara dhe të ftuara me kohë, njoftojnë organizatorët e habitur me këtë qasje të institucioneve vendore, veçmas Ministrisë së Shëndetësisë.
“Nuk kanë shprehur interesim për t‘iu përgjigjur pozitivisht ftesës sonë“, shprehen të zhgënjyer organizatorët e kongresit, raporton albinfo.ch. Megjithatë, mungesa e tyre ka mbetur nën hijen e interesimit të madh të studentëve të mjekësisë, pra të atyre që nesër pritet të marrin rolin e drejtimit të vendit e institucioneve shëndetësore.
Në pikat më të ndjeshme të shoqërisë, aty ku Kosova sot ka krizë thelbësore, parandalimi i ikjes së mjekëve, do të duhej të ishte lart në listën e prioriteteve të qeverisë.
“Interesimi i mjekëve të Kosovës dhe studentëve të mjekësisë për të marrë pjesë në Swiss Medical School 2022 ka qenë i jashtëzakonshëm”, njoftojnë organizatorët, “madje nuk kemi arritur t`i trajtojmë të gjitha kërkesat”.
Kongresi, ndryshe është përshëndetur me një fjalë rasti nga Kryetari i këshillit Drejtues të OMK-së, Dr. Faik Shatri, Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Izet Sadiku, drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës. Ata janë shprehur të hapur për shkëmbimin e përvojave të punës me mjekë shqiptarë të Zvicrës që janë të angazhuar në spitale të njohura zvicerane.
Kështu, angiologu Dr. Naim Mehmeti ka qenë ligjëruesi i parë në këtë organizim. Ai ka referuar mbi rrezikun e tromboembolisë, embolisë pulmore. Dr. Mehmeti ka sjellë para mjekëve dhe studentëve të mjekësisë përvojën e tij të spitaleve zvicerane në trajtimin e embolisë pulmonare.
Pas tij, mbi varësinë nga substancat narkotike, diagnoza dhe trajtimi ka referuar Dr. Valbona Hysenaj-Miftari, kryemjeke. Me Dr. Mentor Bilalin dhe temën diagnoza diferenciale te kolika abdominale, kongresi do t`i vazhdojë pasdite punimet. Kurse Prof. Dr. Florim Cuculi do të paraqitet me temën Insuficienca kardiake, infarkti i miokardit”.
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës ka paraparë një workshop me Prof. Dr. Alban Nezirin, Dr. Afrore Suka Qorolli dhe Dr. Flamur Mushica.
Kongresi do t`i vazhdojë nesër punimet me referimet e mjekëve Bujar Sopi, Afrore Qorolli, Alban Neziri dhe stomatologun Gazmend Haliti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026