Kosova
Prishtina vazhdon të ketë ajrin më të ndotur në Evropë
Ajrin më të ndotur në Evropë e ka pasur të premten mbrëma Prishtina, derisa edhe të shtunën është raportuar se cilësia e ajrit është e pashëndetshme.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë marrë disa vendime për përmirësim të cilësisë së ajrit, por që kjo është punë që nuk përfundon për një ditë.
Këto deklarata ai i ka bërë derisa ka marrë pjesë në pastrimin e një deponie ilegale në magjistralen Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Dollc.
Haradinaj tha se duhet vetëdijesim për ta mbajtur ambientin e Kosovës të pastër. Ndërkaq, Luan Hasanaj, nga Let’s do it Kosova, thotë se edhe pse janë në përfundim të kësaj fushate, ende nuk është arritur efekti i duhur.
Sipas Hasanajt, disa deponi ilegale janë pastruar, por janë mbushur sërish me mbeturina. Ky aksion përfundon më 15 dhjetor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












