Kosova
“PRG” e gatshme të investojë 35 milionë dollarë në Kosovë
Ministri i Diasporës, Dardan Gashi gjatë një takimi që ka zhvilluar me Kirk Adams nga kompania “PRG”, tha se kjo kompani e metaleve është e gatshme t’i investojë 35 milionë euro në Kosovë
“Power Resurces Group” është kompania ndërkombëtare që është interesuar të listohet si investitor strategjik në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë me një vlerë 35 milionë dollarë. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi pas një takimi që ka zhvilluar me Kirk Adams, nga kompania “PRG”.
Kjo kompani, siç u tha në takim, merret me përpunimin e metaleve ndërsa ka interesim të investoj në Kosovë.
“Është një lajm i mirë interesimi juaj për të investuar në vendin tonë. Republika e Kosovës është e vendosur t’i mbështetë investitorët e vet dhe tashmë ka një adresë për lehtësimin e procedurave”,- ka thënë zëvendëskryeministri Dardan Gashi.
Nga ana tjetër, Adams, nga PRG-ja, e ka falënderuar ministrin Gashi për mbështetjen institucionale. “Javën e kaluar kemi hapur një impiant në Gostivar. Jemi të interesuar të investojmë në këtë fushë edhe në Kosovë”,- ka thënë Adams. PRG-ja, kompani për përpunimin e metaleve, ndërsa pritet t’i punësojë 150 persona.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









