Muzikë
Prezantohet “Nostalgjia” e autorit arbëresh, Mario Calivà
Krahas autorit arbëresh, në prezantim do të jetë edhe artistja-pianiste e njohur nga Gjeneva, Ermira Lefort

“NOSTALGJIA” e shkrimtarit arbëresh Mario Calivà Një vepër ku mes “Nostalgjisë” dëshmuese të rrugëtimit të historisë arbërore, dhimbjes së qëndresës, dhimbjes së largimit, ringritjes arbërisht në tokë të huaj, lirikës që përkundi ndjenja dashurie, rezistence dhe djepa… e kështu gati për 6 shekuj.
Ritet dhe traditat nuk mbijetuan në muzé, por tek jeta, familjet, gjeneratat (mendoni sa e sa…) Me gjak të njejtë qëndrese, lidheshin arbërorët nga dy anët matanë detit, me qëndresën për të mos u asimiluar si komb. Kjo qëndresë e “Gjakut të shprishur” (të shpërndarë) me dashuri e përkushtim, vazhdoi dhe me krijimin e shtetit shqiptar dhe lëvrohet gjithnjë e në vazhdim, përkatësia dhe ruajtja si komb, mes Arbërorë – Shqiptarë.
“NOSTALGJIA” e Mario Calivà nuk është e zbehtë, është dinjitoze edhe pse me lotët e dramës, të largimit nga trojet e veta, me mbijetesën plot punë, për jetën , kulturën e traditën, integrimin, jo thjesht për të frymuar…
Arbëreshët e “Nostalgjia” frymuan me të gjitha këto bashkë, plot fshatra, pllaja, fusha e male dhe gdhendën jetën me toponime plot jetë me: “arbëresh-Albanais”.
Mario Calivà dramaturg, shkrimtar, poet, fotograf artistik bashkëkohor, nuk qëndron vetëm tek nostalgjia në vepër. Shpalos ndjesinë dhe obligimin moral të të gjithëve ne, të mos humbet gjuha -kultura me emigracionin e ri shqipëtar. 6 shekuj janë si një shkëmb i fortë trashëgimie, prove, për t’ju mos dorëzuar globalizmit, të jetojnë vlerat tona, përkrah vlerave të popujve të botës.
Në dy evente në Itali, në shtator, do ngjyrosin rrëfimin Monodramës të Mario Calivà, fotot e tij magjike aktuale, të vajzave, djemve, fëmijëve, veshur me vezullimin e veshjeve arbërore, bashkë me tingujt klasikë, romantikë, arbërorë, shqipëtarë në piano, nga artistja-pianiste, Ermira Lefort që për herë të dytë i bashkëngjitet këtij prezantimi të “Nostalgjia”. Shoqata “Nënë Tereza” në Trento me Z.Gentian Shero, organizon me emocion dhe mision shpirtëror, transmetimin e rrënjëve e gjakut tonë arbëror- shqiptar, nëpërmjet “Nostalgjia” të mirënjohurit shkrimtar arbëresh, Mario Calivà.
“Nostalgjia” do të ndjehet e përjetohet me reflektim e dashuri, nga të gjithë ne, si e shkuar, e tashme, e ardhme për gjakun- traditën- kulturën tonë , kudo që do prezantohet edhe në të ardhmen.
(Të dhënat për aktivitetin mund t`i shihni në afishen në ballinë)
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj