Kosova
Presidentja zvicerane letër Haradinajt, i uron postin dhe i ofron bashkëpunim
Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard e uron Ramush Haradinajn për postin e kryeministrit dhe i ofron bashkëpunim. Ajo thotë se komuniteti kosovar që jeton në Zvicër ka pasur rolin e urës lidhëse në mes Bernës dhe Prishtinës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë, nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard. Presidentja helvetike i jep mbështetje Kosovës në rrëgëtimine saj intergrues, ndërsa thotë se komuniteti kosovar që jeton në Zvicër ka pasur rolin e urës lidhëse, duke forcuar mirëkuptimin e përbashkët dhe duke kontribuar në prosperitetin e të dyja vendeve.
“Me rastin e emërimit tuaj si kryeministër i Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë të përcjell tek ju urimet e mia të sinqerta. Në emër të Këshillit Federal të Zvicrës, dëshiroj t’u uroj sukses në këtë pozitë të shquar, si dhe t’u dëshiroj prosperitet për vendin tuaj si dhe mirëqenie personale”, thuhet në fillim të urimit të cilin e përcjell Zyra për Informim e Kryeministrit.
Zvicra dhe Kosova, siç thuhet më tej, kanë marrëdhënie të ngushta, të karakterizuara me lidhje domethënëse njerëzore dhe kulturore.
“Komuniteti i madh kosovar që jeton në Zvicër ka pasur rolin e urës lidhëse, duke forcuar mirëkuptimin tonë të përbashkët dhe duke kontribuar në prosperitetin e të dyja vendeve. Stabiliteti dhe zhvillimi i Kosovës është një shtyllë tjetër e rëndësishme e marrëdhënieve tona bilaterale. Zvicra mbetet e angazhuar për të vazhduar misionin e saj në mbështetje të paqes duke marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare të Kosovës (KFOR). Në aspektin civil, Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit rajonal dhe evropian që nga viti 1998 dhe do të vazhdojë të bëj këtë edhe në të ardhmen”, shkruan presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard.
“Siç theksuat pas marrjes së detyrës, Kosovën e presin reforma të rëndësishme. Nga zbatimi i këtyre reformave do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe kjo do të kontribuojë në prosperitet dhe stabilitet jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin në tërësi. Bazuar në këtë, unë jam e bindur se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në të ardhmen. Ju lutem, Shkëlqesia juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta”, shkruan Doris Leuthard, në letrën drejtuar Ramush Haradinajt.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










