Kosova
Presidenti i Kosovës i quan të padrejta intervistimet në Hagë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar intervistimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prokuroria Speciale në Hagë. Ai këtë e quajtur si “një e padrejtë që po bëhet ndaj çlirimtarëve”.
“Sot, padrejtësisht po intervistohet një çlirimtar në Hagë, kurse kriminelët serbë vazhdojnë të shëtisin lirshëm në Serbi dhe botë. Ndaj çlirimtarëve tanë, në emër të drejtësisë ndërkombëtare, po bëhet padrejtësia më e madhe”, ka shkruar Thaçi në rrjetin e tij social Facebook.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, po intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Në Hagë është intervistuar për dy ditë rresht ish-komandanti tjetër i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa. Mustafa është marrë në pyetje për gati 16 orë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












