Kosova
Presidenca mohon akuzat se Osmani nuk po e mbron “ndarjen e pushteteve”
Gjatë javës së kaluar opozita dhe shoqëria civile e kanë akuzuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se ka dalë jashtë rolit të saj kushtetues dhe nuk po e mbron pavarësinë e sistemit gjyqësor.
“Presidentja Osmani, sipas Kushtetutës, garanton funksionimin kushtetues të institucioneve. Sipas Kushtetutës, institucionet e drejtësisë duhet të punojnë në mënyrë të pavarur, të paanshme, me integritet dhe profesionalizëm”, thuhet nga Presidenca.
Akuzat ndaj presidentes lidhur me atë se nuk po përmbushen kompetencat e saj, nga Kushtetuta, që garanton pushtete të ndara institucionale.
Hulumtuesi në Insitutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, u shpreh se presidentja Vjosa Osmani duhet të reagojë ndaj sulmeve që, sipas tij, po i bëhen sistemit gjyqësor nga politika.
“Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, presidentja garanton funksionimin kushtetues të institucioneve kushtetuese, ku hyn Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor, Gjykata dhe Prokuroria. Edhe pse presidentja nuk ka ndonjë mekanizëm që ta zbatojë këtë në praktikë, së paku një adresim ku i bëhet thirrje që të ndalen sulmet dhe ndërhyrjet e papërshtatshme ndaj sistemit të drejtësisë nga ana e udhëheqësve politikë, politikës dhe secili që cenon pavarësinë e pushteteve, do të ishte i mirëseardhur”, ka thënë ai.
Sa i përket opozitës, koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK, Përparim Gruda, ka thënë se presidentja nuk po i përmbush kompetencat e saj të dala nga Kushtetuta për të garantuar pushtete të ndara institucionale.
“Ka kohë që presidentja Osmani në fushëveprimin e saj ndjek pikë për pikë agjendën politike të Qeverisë, të Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë kuptim ajo është jashtë rolit të saj kushtetues”, është shprehur ai.
Në anën tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka akuzuar presidenten për mosveprim.
“Presidentja duhet të jetë gardiane e Kushtetutës dhe mbrojtësja më e madhe e pushteteve të ndara, duke garantuar mosndërhyrje në pavarësinë e pushteteve. Me vetë faktin që nuk po dekreton formalisht Prokurorin e Shtetit, po shihet që ka humbur në rolin e saj. Sot është vonë mosdalja në mbrojtje të pavarësisë së pushteteve të ndara. Si duket Kushtetuta mbrohet vetëm kur flitet për zbatimin e saj në katër komunat në veri të Mitrovicës, e pjesën tjetër ia ka lënë kryeministrit ta ushtrojë ndikimin dhe administrimin e tërësishëm”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri








