Shkurt.ch
Posta Zvicerane, më e mira në botë
Në konkurrencën e 173 postave nacionale, në vendin e dytë vjen Holanda ndërsa në të tretin, Japonia
Ashtu sikur në shumë rangime tjera, Zvicra zë vendin e parë në botë edhe për postën e saj. Kështu në ranglistën e realizuar nga Organizata Botërore e e Postave, Posta e Zvicrës ka zënë për të dytin vit me radhë vendin e parë, shkruan srf.ch.
Në konkurrencën e 173 postave të po kaq vendeve, Posta Zvicerane është e para sa i përket efikasitetit, shpejtësisë dhe kualitetit të saj. Në vendin e dytë vjen Holanda ndërsa në të tretin, Japonia.
Në top dhjetëshen e postave më cilësore në botë radhiten disa nga shtetet fqinje të Zvicrës, si Gjermania, në vendin e katërt, Franca, në vendin e pestë dhe Austria, në të dhjetin, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq posta e fqinjes tjetër të Zvicrës, ajo e Italisë zë vetëm vendin e 28-të.
Studimi nga i cili ka rezultuar kjo ranglistë është bërë mbi bazë të vlerësimit të kritereve si: besueshmëria, rrezja e veprimit, relevanca dhe prirja për inovacion e shërbimeve postare përkatëse.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









