Futboll
Portieri i Kosovës, Muriqi, do të shitet në verë
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, do të nxirret në shitje gjatë verës nga skuadra e Manchester Cityt, kanë njoftuar mediumet angleze të hënën.
Bëhet e ditur se te City nuk llogarisin më te portieri Muriqi, i cili u huazua para fillimit të këtij edicioni për të fituar përvojë dhe minutazh më të madhe në ekipet e tjera.
Fillimisht, Muriq u huazua verën e shkuar te ekipi i kategorisë së dytë të Spanjës, Girona përpara se të huazohej në Holandë në fillim të këtij viti, te skuadra Willem II. Mësohet se te City nuk janë të bindur nga paraqitjet e Muriqit, i cili pas përfundimit të sezonit aktual do të shitet.
Në fakt, Muriq edhe sezonin e shkuar ishte i huazuar te Nottingham Foresti, por nuk pati minutazh të madh.
Muriq, 22-vjeçar, iu bashkua skuadrës angleze në fillim të vitit 2015 nga të rinjtë e Zuerichut, kurse në edicionin 2018/19 arriti të debutojë me ekipin e parë të Cityt.
Muriq ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 1.5 milionë euro.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











