Integrimi
Politikania shqiptarozvicerane mban fjalimin kryesor në Festën Nacionale të Zvicrës
Nazmije Ismaili, liberalja e re me prejardhje nga Tetova thotë se është për t`u përshëndetur fakti se shqiptarëve që jetojnë në Zvicër po u përmirësohet imazhi
Nazmije Ismaili nuk është emër i panjohur në komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ajo njihet si kandidate në zgjedhjet në nivel lokal, kantonal dhe nacional nga Partia Liberale e Zvicrës (FDP/PLR).
Në komunën ku jeton ajo është shumë aktive në degën e kësaj partie dhe më gjerë. Albinfo.ch e ka përcjellë në vazhdimësi ngritjen e saj politike. Si rezultat i angazhimit të saj, Nazmijes i ka takuar nderimi i veçantë që të mbajë një fjalim në manifestimin me rastin e festës nacionale të Zvicrës, 1 Gushtit, në Amriswil.
“Ajo e përdor podiumin si orë alarmi”, është titulli i artikullit që gazeta Thurgauer Zeitung ia kushton politikanes së re shqiptarozvicerane.
“Kur në solemnitetin e festës nacionale që mbahet në Amriswil Nazmije Ismaili do të paraqitet para pultit, asaj do t`i plotësohet një dëshirë. Politikania liberale me rrënjë shqiptare do të flasë lidhur me vlerat tipike zvicerane, lidhjen e saj me Thurgaun dhe të ardhmen e të rinjve, transmeton albinfo.ch. Këto vlera ajo i ka më afër zemrës. Për to ajo do të apelojë që të ketë angazhim më të madh politik.
Për të tërhequr sa më shumë të rinj në këtë solemnitet, Nazmija do të shfrytëzojë rrjetet sociale. Fakti se rinia nuk e ka në plan të parë politikën, sipas saj shpjegohet me ofertat e shumta në sferën private. “Më parë rinia ka demonstruar më shumë dhe ka menduar më tepër për të mirën e përgjithshme”, thotë ajo. Ndërsa sot të rinjtë i janë nënshtruar më shumë konkurrencës, u duhet të mësojnë më shumë dhe t`i “japin gaz”, pas ndryshimit që ka pësuar shoqëria.
Në janar të këtij viti Nazmia është zgjedhur anëtare e kryesisë së Liberalëve të Rinj të Kantonit Thurgau, ku është përgjegjëse për zhvillim aktivitetesh ndërsa në qytetin e saj, Romanshorn, është nënkryetare e degës dhe udhëheqëse e fushatës zgjedhore, përcjelöl albinfo.ch. Ajo tashmë e ka përkufizuar synimin e saj politik: “Pas katër vitesh do të jem deputete në Parlamentin e Kantonit”.
Familja e Nazmije Ismailt vjen nga Tetova. Por ajo e sheh veten në mënyrë të qartë si zvicerane ndërsa në Zvicër ndjehet në shtëpi të sajën. Liberalja e re thotë se është për t`u përshëndetur fakti se shqiptarëve që jetojnë në Zvicër po u përmirësohet imazhi. “Mund të shihet një përmirësim i reputacionit të tyre por në fusha të ndryshme duhet bërë edhe më shumë. Imazhi i mirë nuk vjen nga sot-nesër dhe vetvetiu”, thekson Nazmije Ismaili.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












