Shkurt.ch
Politikani zviceran mohon gjenocidin e Srebrenicës
“Flitet vazhdimisht për një gjenocid, por në fakt atje nuk janë masakruar gratë dhe fëmijët por meshkujt, shumica e tyre gjatë veprimeve luftarake.Këtë pastaj e kanë ekzagjeruar”
Oskar Freysinger, deputet nacional nga SVP/UDC, njëherësh ministër i arsimit në kantonin Valis, bëhet edhe njëherë objekt i një skandali. Ai, në një xhirim të shfaqur në emisionin informativ “Schweiz aktuell” të SRF-së e mohon ekzistimin e gjenocidit në rastin e masakrës së Srebrenicës.
Kështu, ai e vë në dyshim një fakt rreth të cilit në historinë aktuale mbretëron qëndrim unik: atë se në Srebrenicë, masakrën ku janë vrarë në një vend 8000 myslimanë të Bosnjës ka ndodhur gjenocidi.
“Flitet vazhdimisht për një gjenocid, por në fakt atje nuk janë masakruar gratë dhe fëmijët por meshkujt, shumica e tyre gjatë veprimeve luftarake.Këtë pastaj e kanë ekzagjeruar”. Këtë përgjigje ai ia ka dhënë një gazetari të lëvizjes “Pax Europa”, lëvizje kjo kritike ndaj islamizmit.
Ndërkohë “Schweiz aktuell” e përball një ish luftëtare boshnjake (Zuhara Hodzic) nga Srebrencia, me deklarimet e politikanit zviceran. “Si mund të mos jetë gjenocid kur unë e kam parë me sytë e mi?”, thotë ajo, duke e quajtur të turpshme deklaratën e Freysingerit. Të dyja palët kanë bërë krime por Mladiç ka urdhëruar vrasjen e civilëve në mënyrë sistematike.
Për historiografinë, tashmë është çështje e dëshmuar se në masakrën e Srebrenicës bëhet fjalë për gjenocid. Këtë e vërteton për “Schweiz aktuell” edhe historiania Nada Boskovska, (maqedonase) profesoreshë e historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Cyrihut.
“Ajo që ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid i kryer mbi mijëra burra dhe të rinj. Kjo nuk mund të mohohet”, shprehet Boskovska.
Udhëheqësi i Shoqatës së Popujve të Rrezikuar, Christoph Wiedmer, shoqatë që ka një zyrë kontakti në Srebrenicë, e gjykon si skandaloz deklarimin e Freysingerit. “Është e pakuptueshme se si mund të mohohet një gjenocid që është dokumentuar kaq bindshëm. Sidomos nga perspektiva e viktimës”.
I kontaktuar nga “Schweiz aktuell” për të shpjeguar deklaratën e tij, Freysinger reagon vetëm përmes sms-it , me fjalët: “No comment. Nuk jam historian dhe kam gjëra më të rëndësishme për të bërë”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











