Integrimi
Politikani socialdemokrat, të huajve: Merrini pasaportat e Zvicrës sa nuk është bërë vonë!
Cedric Wermuth u është drejtuar të huajve me një apel: “Natyralizohuni sa më shpejt sepse pas janarit 2018 nuk do të mundeni ta bëni më këtë!”
Deputeti nacional, politikani i ri dhe shumë i popullarizuar i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës Cedric Wermuth u është drejtuar të huajve me një apel: “Natyralizohuni sa më shpejt sepse pas janarit 2018 nuk do të mundeni ta bëni më këtë!”.
Duke bërë këtë apelim, në emisionin televiziv “Arena” të srf e mandej edhe në facebook, Wermuth ka pasur parasysh faktin se me hyrjen në fuqi më 1 janar 2018 të Ligjit mbi Natyralizimin, marrja e pasaportës zvicerane do të vështirësohet dukshëm, transmeton albinfo.ch. Me të renë, të drejtë për të kërkuar shtetësinë do të kenë vetëm ata të huaj që kanë lejen e përhershme të qëndrimit (Viza C), e jo si sot, kur mjafton viza B.
Edhe sipas burimeve të tjera (Komisioni Federal për Migracion) rregullimi i ri do t`ua pamundësojë natyralizimin rreth 50 mijë të huajve, kështu që shqetësimi i politikanit të ri nuk është i pabazuar.
Wermuth ka kritikuar ligjin e ri si të paqëlluar. Prandaj thotë se apelin e vet e sheh si një shërbim që i bën demokracisë. “Nuk bën që një të katërtën e popullatës ta përjashtomë nga fushat bazike të jetës”, ka thënë ai. Sipas socialdemokratit të ri, “një pasaportë e kuqe nuk nënkupton vetëm të drejtën për pjesëmarrje në jetën politike por edhe mbrojtje, për shembull nga dëbimi, përcjell albinfo.ch. Sidomos në kohë të vështira si sot, kjo gjë ka rëndësi enorme.
Ngjashëm me Wermuth-in ka vepruar edhe partia e tij. Ajo, në kuvendin e djeshëm ka miratuar një rezolutë të seksionit të saj për migrantë, që synon një fushatë për natyralizimin sa më të madh të të huajve.
Ndryshe, numri i të huajve që duan pasaportën zvicerane, pas disa vitesh ngritjeje, viteve të fundit ka shënuar rënie. Vetëm çdo i njëzeti i huaj vitin e kaluar ka bërë kërkesë për t`u natyralizuar.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










