E-Diaspora
Politikani kërkon masa më të ashpra ndaj bixhozxhinjve shqiptarë
Walter Blaas ka thënë se ata që shkelin ligjin, merren me lojëra të fatit në mënyrë ilegale ose vjedhje, duhet të dëbohen menjëherë nga Italia
Në fund të janarit mediat kishin raportuar se një bar në qendër të Bruneckut në Bolzano ishte mbyllur për 15 ditë. Me këtë rast autoritet e sigurisë kishin identifikuar katër shqiptarë të njohur për policinë për lojërat ilegale të fatit, shkruan “suedtirolnews.it”.
Politikani nga Tiroli Jugor, Walter Blaas, ka thënë se nuk është marrë asnjë masë ndaj shqiptarëve. “Sipas raporteve zyrtare nuk ka asnjë masë ndaj të sipërpërmendurve për dëbim nga territori italian për shkak se ligji nuk e parasheh këtë”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
“Ligjet ndaj të huajve duhet të forcohen menjëherë”, thotë ai, duke shtuar: “Nëse ata shkelin ligjin, merren me lojëra të fatit në mënyrë ilegale ose vjedhje, ata duhet të ndëshkohen menjëherë me dëbim, në mënyrë që ligjet të kenë efektin e tyre parandalues”, ka shtuar tutje ai.
“Në periudhën prej vitit 2016 deri në fund të janarit të vitit 2017, janë konfiskuar 40 makina të lojërave të fatit. Në total janë 800 mijë euro dënime administrative ndaj dy kompanive që merren me lojëra të fatit dhe tre pronarëve të platformave të tilla, si dhe kundër 16 lokaleve afariste. Kryesisht ishin italianë dhe kinezë”.
Ai ka kërkuar që Qeveria në Romë të merr masa dhe përgjegjësi për këto veprime.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










