Lajme
Reagimet në Kosovë mbi vdekjen tragjike të dy vëllezërve Arifi në Gjermani
E marta ishte ditë e zezë për familjen Arifaj dhe për qytetin Bruckberg të Gjermanisë.
Dy vëllezërit nga Deçani, njëri 17 e tjetri 13 vjeçar, u goditën për vdekje nga treni. Ata po nxitonin ta kapnin trenin me të cilin shkonin në shkollë dhe kaluan binarët.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy të rinjve kosovarë në Gjermani.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdejken e dy të rinjve kosovarë në Gjermani. Autoritet kosovare tashmë janë në kontakt me ato gjermane për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, ku dy vëllezër, 13 dhe 17 vjeç humbën jetën tragjikisht. Në emër të Qeverisë së Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkroi Hoti në Facebook.
Po ashtu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka ngushëlluar familjen Arifaj për vdekjen e dy fëmijëve në Gjermani.
Zemaj ka thënë se vdekja e dy vëllezërve është humbje e madhe për të gjithë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të dy djemve të Arif Arifajt, në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë.Vdekja e dy vëllezërve, njëri 13 dhe 17 vjeç është humbje e madhe për të gjithë. Andaj në këto çaste të rënda për familjen Arifaj nga Deçani dhe për të gjithë ne, i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe farefisit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Arifaj pas rastit tragjik ku mbetën të vdekur dy vëllezër të kësaj familje.
“U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne”, ka shkruar ai në Facebook.
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, po ashtu ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy adoleshentëve kosovarë në Gjermani.
“Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin”, ka thënë ai.
Për këtë ngjarje tragjike kanë reaguar edhe shumë figura tjera kosovare e po ashtu edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











