Kosova
Policia sekuestron 55 kilogramë drogë në Vërmicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 55 kilogramë substancë narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, përcjell albinfo.ch.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, dhe është arrestuar një person i moshës rreth 23 vjeçare.
“Gjatë kontrollimit të veturës, në një pjesë të modifikuar brenda saj, janë gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit hashash dhe marihuanë. Substanca narkotike e llojit hashash është gjetur në sasi prej 24 (njëzet e katër) paketime me peshë mbi 25 (njëzet e pesë) kg, ndërsa substanca narkotike e llojit marihuanë është gjetur në sasi prej 29 (njëzet e nëntë) paketime me peshë mbi 29 (njëzet e nëntë) kg.
Siç njofton policia, me aktvendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











