CH-Ballkani
Policia malaziase dënon turistët nga Kosova që nuk e paguan taksën
Dënimi i turistëve që s’e kanë paguar këtë taksë u bë në pikë kalimin kufitar në Sukobinë

Sot u bë e ditur se policia malaziase ka dënuar me një gjobë prej 40 eurove turistët nga Kosova që nuk kanë paguar taksën turistike, që është vënë nga Organizata Turistike e Ulqinit.
Kjo organizatë kishte vënë një taksë që secili turist i huaj që viziton këtë komunë duhet të paguajë taksën turistike 0.70 centë për 24 orë, derisa për fëmijë ajo kushton 0.35 centë për çdo ditë qëndrimi.
Dënimi i turistëve që s’e kanë paguar këtë taksë u bë në pikë kalimin kufitar në Sukobinë.
Aplikimi i kësaj takse dhe gjobitja në pikë kalimin kufitar në dalje të Ulqinit për Shqipëri ka bërë që të krijohen kolona të gjatë, pasi që policia secilit udhëtar që nuk ka paguar taksën u ka shqiptuar gjobën prej 40 eurove, e të cilat duhet paguar menjëherë, transmeton Telegrafi.
Kjo taksë ka ngritur shqetësime të mëdha jo vetëm tek turistët, por edhe tek kompanitë e autobusëve, të cilëve pas gjobitjeve të udhëtarëve, u ka rënë në mënyrë drastike edhe numri i udhëtarëve drejt Ulqinit dhe të cilët thonë se nëse nuk ndalet kjo formë, do t’i ndalin edhe autobusët për shkak të mungesës së udhëtarëve, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët dhe kompanitë e autobusëve nga Kosova që në numër të madh kalojnë pushimet në Ulqin, kanë pasur vërejtje edhe në taksën prej 2.5 euro në Stacion të Autobusëve në Ulqin, e po ashtu edhe çmimet e peronizimit e parkimit të autobusëve që janë të larta.
Shqetësuese po ashtu që nga paslufta është edhe sigurimi i automjeteve dhe që dy shtetet duhet të arrijnë një marrëveshje për sigurimin.
Zëvendësministri i Turizmit të Malit të Zi, Qazim Hoxha, ka sqaruar për Syri.net se taksa prej 0.70 centëve për çdo ditë duhet paguar nga turistët dhe që pronarët e shtëpive ku ata banojnë janë të obliguar t’i pajisin me pagesën e taksës turistike.
Ai tregoi se kanë bërë sensibilizimin e opinionit lidhur me këtë taksë. “Jam i informuar se policia ka gjobitur turistët në pikë kalimin kufitar në Sukobinë, por turistët duhet të paguajnë taksën turistike. Do të shohim mundësinë se çfarë do të bëhet”, tha zv. ministri i Turizmit i Malit të Zi.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri