Shkurt.ch
Policia kap në tren 95 kosovarë klandestinë
Plot 95 kosovarë janë kapur nga policia austriake të premten në një tren në Austri, që udhëtonte nga Hungaria, me drejt Gjermanisë, në Munih. Policëve të cilët ishin në tren, u kishin rënë në sy 95 refugjatë, në mesin e të cilëve burra, gra dhe fëmijë derisa treni po udhëtonte në mes të qyteteve austriake Linz dhe St. Polten.
Emigrantët ilegalë ishin ndaluar nga policia në Linz dhe janë dërguar në qendrën e policisë për të huaj, ku të gjithë personat kanë bërë kërkesë për azil, njoftojnë autoritetet policore. Policia ka pasur mjaft punë dje për t`u siguruar strehim gjithë këtyre njerëzve. Ajo i ka vendosur ata pjesërisht në një sallë sporti dhe një pjesë tjetër në qendrën e pranimit të azilit në St. Georgen dhe Attergau.
Rastet kur kosovarët kapen gjatë udhëtimit të tyre ilegal me tren nëpër Austri, nuk janë të rralla. Jo më larg se të enjten policët kishin kapur dhjetë kosovarë në një tren që udhëtonte nga Vjena drejt Passaut, shkruan neues volksblatt. Por, policia e Linzit asnjëherë deri më tash nuk ishte përballur me një numër kaq të madh refugjatësh të kapur përnjëherë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










