E-Diaspora

Policia gjermane sekuestron 105 kilogramë marihuanë, kapen gjashtë dilerë

“Krahas drogës u sekuestruan edhe celularë, karta telefoni, shumë thika, 12 mijë euro kesh dhe 65 gram kokainë,” përcjell albinfo.ch deklaratën e zëdhënësit të policisë Philipp Hasse.

Policia e Hanoverit në bashkëpunim me kolegët e tyre nga Dresdeni kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për dilerë droge, shkruan sn-online.de. Të hënën paradite forcat policore bastisën shumë apartamente në lagjet Stadtteilen Mitte, Calenberger Neustadt dh Stöcken, ndërsa në Laatzen mes tjerash u konfiskuan edhe 105 kilogram marihuanë me vlerë prej 900 mijë euro.

“Krahas drogës u sekuestruan edhe celularë, karta telefoni, shumë thika, 12 mijë euro kesh dhe 65 gram kokainë,” përcjell albinfo.ch deklaratën e zëdhënësit të policisë Philipp Hasse.

Të arrestuarit janë të moshave nga 19 deri 32 vjeç, të gjithë nga Shqipëria. Ndaj njërit sosh, 23 vjeç, rëndonte akuza e dëbimit. Të gjashtë personat janë paraburgosur dhe pritet të dalin përpara organeve të drejtësisë.