Kosova
Policia e Kosovës shpall në kërkim një nga të dyshuarit për sherrin në lokalin në Prishtinë
Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Dukagjin Nikollaj, Dukën, një javë pas sherrit në një lokal në qendër të Prishtinë, ku mbeti një i vrarë e 17 të plagosur.
“Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti për Krime të Rënda, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprat penale;
– “Vrasja e rëndë në tentativë” nga Neni 173, lidhur me nenin 28, të KPK-së,
– “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga Neni 356 të KPK-së,
– “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga Neni 367 të KPK-së, si dhe
– “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga Neni 366 të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarve të shpallur në kërkim”, vazhdon tutje njoftimi, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












