Shkurt.ch
Policët rrahin të huajin dhe e lënë në rrugë
Një shtetas i huaj, 37 vjeçar ka thënë se është rrahur nga dy policë dhe është lënë aty me lëndime. Hetimet kanë çuar në identifikimin e shpejtë të të dyshuarve
Prokuroria shtetërore e Tesinës ka filluar procedurën hetimore kundër dy policëve nga Luganoja, të cilët dyshohen të kenë rrahur një person me shtetësi të huaj dhe ta kenë lënë personin e lënduar në rrugë.
Rasti ka ndodhur në mbrëmjen e të mërkurës, thonë në prokurori. Policët e policisë kantonale në Arogno, një lokalitet i vogël në breg të liqenit të Luganos kanë gjetur një person të lënduar. Ky person, shtetas i huaj, 37 vjeçar ka thënë, sipas prokurorisë, se është rrahur nga dy policë dhe është lënë aty me lëndime. Hetimet e ndërmarra kanë çuar në identifikimin e shpejtë të të dyshuarve.
Kështu, kundër dy policëve nga Lugano po hetohet për veprat penale si shkaktim lëndimi trupor, mos ofrim të ndihmës, keqpërdorim të postit zyrtar dhe për privim nga liria.
Hetimet ndodhen ende në fazën e tyre fillestare, thonë në prokurori.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










