Uncategorized
“Po iki për ta mbrojtur dinjitetin tim” – Paqarada tërhiqet nga Kosova

Leart Paqarada ka njoftuar se është tërhequr përkohësisht nga Kombëtarja e Kosovës, për shkak të qëndrimit të trajnerit Bernard Challandes ndaj tij, duke e akuzuar zviceranin për mungesë respekti dhe për injorim.
Mbrojtësi i majtë i St. Pauli Paqarada ishte pjesë e grumbullimit të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në fund të marsit, por nuk luajti asnjë minutë, megjithëse Challandes përballej me mungesa në mbrojtje, raporton Gazeta Express.
Paqarada ka qenë vazhdimisht ndër zgjedhjet e fundit të Challandes në ekipin e parë të Kosovës që prej vitit 2018, megjithëse është ftuar vazhdimisht.
Challandes madje publikisht e kishte pranuar se parapëlqente të tjerët para Paqaradës pas humbjes kundër Spanjës në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Katar 2022, duke thënë se Benjamin Kololli – të cilin e kishte ftuar si sulmues por e vendosi nw krahun e majtë të mbrojtës – ishte mbrojtës më i mirë i majtë sesa Paqarada.
Në një njoftim shpjegues në rrjetin social Instagram, 26-vjeçari shkroi: “Pas shumë komenteve, thirrjeve dhe mesazheve të pranuara nga përfaqësuesit e mediave, ndihem i obliguar ta bëj këtë reagim. Është nder dhe privilegj për mua dhe bashkëlojtarët e mi të kombëtares ta veshim fanellën e Kosovës.”
“I mbështet për muri nga degradimi që më është bërë vazhdimisht nga trajneri, mosangazhimi në lojë prej vitesh përkundër ftesave për të luajtur, mosrespekti dhe injorimi nga ai, më detyrojnë që të vendos që përkohësisht të largohem nga dispozicioni për të luajtur për ekipin që udhëhiqet nga Bernard Challandes”.
Paqarada, i lindur në Bremen në vitin 1994, debutoi për Kosovën në qershor të vitit 2016 nën urdhrat e trajnerit të atëhershëm Alber Bunjaku.
Që prej atëherë, ai i ka bërë 21 paraqitje për Kosovën në të gjitha garat, por vetëm shtatë nën udhëheqjen e Challandes në ndeshje zyrtare.
“Përzgjedhjen për të luajtur për Kosovën krahas Shqipërisë apo përfaqësuesve të grupmoshave të Gjermanisë e kam bërë pas asnjë mëdyshje, gjë të cilën do ta bëj përsëri, mirëpo jo nën drejtimin e Bernard Challandes, përkundër respektit tim maksimal ndaj vendimeve të trajnerit, kam ardh në pikën që ta mbroj dinjitetin tim nga ai.
“I biri i Kosovës, jam i gatshëm ta vazhdoj kontributin tim duke luajtur për kombëtaren nga momenti kur të vij trajneri i ri. Dashuria ime për Kosovën dhe familjen time është më e madhe se mosrespektimi dhe injorimi i trajnerit. Në fund të ditës, trajnerët janë përkohësisht e Kosova është e përhershme. Ky vendim i rëndë është momental. Learti”
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?