Shëndetësi
Pirja e duhanit mund të shkaktojë diabet
Në të vërtetë, duhanpirësit kanë një rrezik 30-40% më të madh të zhvillimit të sëmundjes sesa joduhanpirësit dhe sa më i lartë numri i cigareve të tymosura në ditë, aq më i madh është rreziku për t’u bërë diabetik.
“Për më tepër, duhanpirësit me diabet kanë një menaxhim të vështirë të sëmundjes (kontroll më të ulët të glicemisë) dhe rrezik më të madh të ndërlikimeve të tilla si infarkti i miokardit, retinopatia ose probleme me veshkat”, raporton Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Studimet kanë bërë një analizë të plotë të duhanpirësve me rrezikun e diabetit, domethënë me duhanpirësit ‘e rëndë’ (më shumë se 25 cigare në ditë) të cilët kanë më shumë rrezik për diabet sesa duhanpirësit ‘e lehtë’ (jo më shumë se 10 cigare në ditë)”, shpjegon Francesco Purrello, president i Shoqatës Italiane të Diabetologjisë, transmeton ‘ATSH’.
“Ka disa mekanizma që shpjegojnë se si pirja e duhanit mund të çojë në diabet”, thotë eksperti, përcjell albinfo.ch.
“Nikotina vepron në qelizat pankreatike që prodhojnë insulinën duke krijuar një gjendje inflamimi kronik që rrit rezistencën e insulinës (mosfunksionimi i insulinës), në bazë të shfaqjes së diabetit. Pirja e duhanit, dieta dhe pasiviteti fizik, mund të ndryshojë rrjedhën e shëndetit të një personi”, thekson Purrello.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












