Lajme
Anglia deri më 2025 planifikon ndalimin e duhanit në ambiente të jashtme
Anglia pritet të jetë vendi i parë në botë që do të ndalojë pirjen e duhanit në ambiente të jashtme, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Oxfordshire po punon për t’u bërë një zonë krejtësisht pa duhan. Vendi po planifikon të ndalojë pirjen e duhanit edhe në ambiente të jashtme deri në vitin 2025. Nëse gjërat shkojnë sipas planit, Oxfordshire do të bëhet vendi i parë në Angli, por edhe në Evropë, që bën diçka të tillë.
Referuar Oxford Mail, 12% e popullsisë së Oksfordit pi duhan. Por, numri i duhanpirësve aktivë duhet të bjerë në një kuotë 5% ose më pak, në mënyrë që të arrihet qëllimi për një vend pa duhan.
Rreth 7 milionë njerëz janë identifikuar si duhanpirës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, ndërsa statistikat e fundit tregojnë se mbi 1 milion njerëz e kanë lënë duhanin që nga goditja e pandemisë së koronavirusit. Shkak për këtë mund të jetë bërë paralajmërimi i mjekëve se duhanpirësit mund të jenë më të rrezikuar nga shfaqja e simptomave të rënda të COVID-19.
Sipas NHS, pirja e duhanit është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjeve dhe sëmundjeve në Mbretërinë e Bashkuar. Pirja e duhanit pasiv (frymëmarrja në një ambient ku dikush tjetër pi cigare) gjithashtu rrit faktorin e rrezikut për të njëjtat probleme shëndetësore si duhanpirësit.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













