Autotech
Roboti, i programuar të aplikojë teknikat e pikturimit
Një artist nga Hong-Kongu ka krijuar një robot me inteligjencë artificiale që mund të krijojë vepra të artit, derisa ka nxitur pyetjen nëse një robot mund të ketë imagjinatë?
Victor Wongut i janë dashur tre vjet për të ndërtuar dhe programuar robotin e quajtur A.I Gemini, që tash ka mësuar teknikat e pikturimit.
Në algoritmin e tij nuk është caktuar asgjë dhe Wong nuk e di se çfarë do të pikturojë roboti para se të fillojë punën me brushë. Pamjet tredimensionale që janë marrë nga Hëna janë vendosur te roboti që ka filluar t’i pikturojë në letër.
Robotit i duhen mesatarisht 50 orë për të krijuar peizazhet, të cilat shiten për 10 mijë funte në Londër. Duke folur në galerinë e Londrës, në të cilën po ekspozohen veprat e robotit, Wong tregoi përse përdori pamjet e Hënës si bazë të punës së piktorit Gemini.
“U frymëzova nga momentet historike, siç është hulumtimi i pjesëve të papara të Hënës dhe hulumtime të tilla po bëjmë edhe ne në pikturë”, tha Wong. Wong e dizajnoi robotin që të përdorte artin e lashtë ‘shuimo’ që përdor vetëm ngjyrat bardh e zi.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra











