Shkurt.ch
Pfister (CVP/PDC) kërkon përparësi për refugjatët e krishterë
Gerhard Pfister është deklaruar për pranimin e refugjatëve të përkatësisë fetare të krishterë me përparësi ndaj të tjerëve
Kandidati për kreun e CVP/PDC (Partia Demokrostiane e Zvicrës) njëherësh deputet nacional, Gerhard Pfister ka bërë dje një deklaratë që ka polarizuar spektrin politik të vendit.
I ftuar në emisionin “Rundschau” të televizionit publik, Pfister është deklaruar për pranimin e refugjatëve të përkatësisë fetare të krishterë me përparësi ndaj të tjerëve. Po ashtu ai ka thënë se përparësi duhet të kenë gratë dhe fëmijët, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ka folur gjithashtu edhe për një kufizim të numrit të refugjatëve që mund t`i presë Zvicra brenda vitit, në 25 mijë sish.
Lidhur me deklarimin e tij janë shprehur krerët e partive të tjera parlamentare të Zvicrës. Të gjithë, përveç kryetarit të SVP/UDC-së kanë kundërshtuar kolegun e tyre.
Ditë më parë, edhe ipeshkvi i Bazelit, Felix Gmür kishte kërkuar që Zvicra të pranonte me përparësi refugjatët e krishterë. Ai kishte arsyetuar këtë kërkesë me ndjekjen dhe diskriminimin që ushtrohet ndaj pakicave të krishtera në disa vende arabe të përfshira nga konfliktet.
20minuten ka bërë një anketë me lexuesit, nga e cila del se 37% e përkrahin qëndrimin që të krishterët të trajtohen me prioritet, përcjell albinfo.ch. Ndërsa për 63% të tjerë, religjioni nuk duhet të luajë asnjë rol me rastin e pranimit të refugjatëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











