Shkurt.ch

Pezullohet punëtorja nga puna pas një selfie lakuriq para Pallatit Federal

Mediet kanë botuar të mërkurën fotografi të disa personave lakuriq të diskutueshme, pasi që të paktën një prej tyre ishte bërë përballë Pallatit Federal. Një bashkëpunëtore e shërbimeve parlamentare kishte postuar në rrjetin social një foto të saj lakuriq në vendin e punës. Ajo të mërkurën u pezullua nga detyra me efekt të menjëhershëm. Përmasa […]

Mediet kanë botuar të mërkurën fotografi të disa personave lakuriq të diskutueshme, pasi që të paktën një prej tyre ishte bërë përballë Pallatit Federal. Një bashkëpunëtore e shërbimeve parlamentare kishte postuar në rrjetin social një foto të saj lakuriq në vendin e punës. Ajo të mërkurën u pezullua nga detyra me efekt të menjëhershëm.

Përmasa e lartpërmendur është marrë për të ruajtur reputacionin e shërbimeve të Parlamentit, është shpjeguar në një deklaratë të shkurtër të shqiptuar nga shërbimet parlamentare. Ky pezullim do të mbetet në fuqi derisa hetimet e brendshme do të mundësojnë sqarimin e fakteve si dhe derisa pasojat në aspektin e të drejtës së personit të jenë sqaruar.

Sipas raporteve të medieve, bashkëpunëtorja e shërbimeve parlamentare ka më shumë se 11.000  “pasues” në Twitter, ku ajo ka bërë shprehi të dërgojë foto, në të cilat ajo shfaqet e zhveshur ose e veshur në mënyrë të pamjaftueshme në zyrën e saj në Oberland.