Lajme
Petrit Halilaj fiton bursën prestigjioze për arte, MAK-Schindler
Ai është për të qëndruar gjshtë muaj në Los Angjelos me ekipin e tij dhe përfaqëson Shqipërinë

Bursat ndërkombëtare MAK-Schindler janë shumë të lakmuara në mesin e artistëve dhe arkitektëve. Këtë joshje ato nuk e kanë vetëm për atë se sigurojnë qëndrimin gjashtëmujor në Los Angelos, SHBA por në radhë të parë për faktin se ato shërbejnë si një lloj trampoline për karrierën e artistëve që e fitojnë bursën në fjalë, shkruan agjencia APA.
Kjo dhe është arsyeja që për sezonin 2016/2017 për këtë bursë të konkurronin 311 projekte nga 47 vende të botës, transmeton albinfo.ch. Kanë fituar gjithsej katër projekte nga artet pamore dhe dy projekte nga arkitektura. Në mesin e fituesve fatlumë është edhe artisti shumë perspektiv shqiptar që krijon Gjermani, Petrit Halilaj.
Ai kësaj radhe me ekipin e tij përfaqëson Shqipërinë dhe bën pjesë në bursistët për projekte arti. Krahas tij janë zgjedhur edhe artistja austriake me prejardhje ruse Anna Jermolaewa, ukrainasja Anastasiya Yarovenko etj.
Gjatë gjashtë muajve të qëndrimit në SHBA, artistët duhet të realizojnë projektet me të cilat kanë konkurruar, në të cilat duhet të ketë lidhje në mes të artit dhe arkitekturës. Në fokus do të jetë para së gjithash ballafaqimi me Los Angjelosin.
Deri më tash nga kjo bursë kanë përfituar 2016 artistë.
Petrit Halilaj veç tjerash ka përfaqësuar Kosovën në ekspozitën e 55-të ndërkombëtare të arteve, në Bienalen e Venedikut 2013. Në atë vit Kosova për herë të parë ka pasur pavijonin e saj në këtë ekspozitë, më të madhen në botë, shkruan albinfo.ch.
Që nga instalacionet e tij sensacionale të paraqitura në Bienalen 2010 të Berlinit, dhe në Art Basel të vitit 2011, Petrit Halilaj numërohet si njëri ndër artistët më të respektuar në nivel ndërkombëtar. Ai jeton dhe punon në Kosovë, Itali dhe në Gjermani, Berlin.
E-Diaspora
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora Pjesëmarrja është falas, dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit do të mbulohen nga...
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
Jeta në Austri
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri Nga përdorimi i telefonit deri tek udhëtimi në shtëpi pas pijeve, çiklizmi në Austri është plot...
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese