Uncategorized
Përurohet memoriali në kujtim të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova
Në Kosovë është përuruar memoriali përkujtimor kushtuar qindra mijëra shqiptarëve të cilët u dëbuan nga Kosova gjatë sulmit të Serbisë në vitin 1999.
Vepra është ndërtuar në Bllacë pranë kufirit të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, ku ndodhej edhe ish-kampi i refugjatëve i cili dikur priti 440,000 njerëz që largoheshin nga persekutimi serb, shkruan Euronews, përcjell albinfo.ch
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë rreth 50 njerëz si pasojë e masave anti-COVID.
“Ky është muri i kujtimeve tona, që përfaqëson dhembjen e 440 mijë njerëzve që kaluan këtu në vitin 1999 pas krizës humanitare dhe ndërhyrjes së forcave progresive për të ndaluar zhdukjen e një popullsie të tërë”, u shpreh Jahja Luka, përfaqësues i një shoqate refugjatësh.
Memoriali ka në qendër një mozaik, figura kryesore e të cilit është Sherife Ljuta, e cila shfaqet duke i dhënë gji foshnjës së saj, ndërsa me mijëra refugjatë të tjerë ecin pas saj.
“Më kujtohet atë ditë, me vajzën në krahët e mi, mijëra refugjatë që ecnin të lodhur, pa ngrënë ose pa pirë dhe unë me vajzën (time) në krahë, duke e ushqyer me gji, në një udhëtim pa ndërprerje”, u shpreh ajo.
Rreth 850 mijë shqiptarë të Kosovës u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre gjatë luftës me Serbinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











